Tirana pret dorëheqjen e Ahmatajt, ja prapaskenat me elbasanasin para derbit
Humbja ndaj Kukësit ka tronditur sërish klubin e Tiranës. Trajneri Julian Ahmataj rikthehet si çështje, teksa këtë herë janë drejtuesit ata që presin nga momenti në moment një reagim të elbasanasit.

“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klubin bardheblu se presidenti Refik Halili është zhgënjyer pa masë pas dështimit të skuadrës ndaj Kukësit.

Situata është e qartë tashmë, në klub presintrajneri të dorëhiqet, pasi nuk duan ta shkarkojnë. Nëse Ahmataj nuk largohet vetë, atëherë klubi do të presë rezultatin e derbit me Partizanin.

Në rast se nuk do të ketë një kthesë në derbi, atëherë Halili do të detyrohet të marrë vendimin për ta shkarkuar. Që sot mund të ketë zhvillime.

Bledar Devolli, trajner i U-19 të Tiranës, vazhdon të lakohet në klub si njeriu që mund të zëvendësojë Ahmatajn.
Shtuar më 08/12/2019, ora 16:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori