Tirana "mbulohet" nga breshëri, si do të vazhdojë moti (FOTO LAJM)

Kryeqyteti është zbardhur nga breshëri mëngjesin e sotëm.

Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak ne oret e pasdites temperaturat do te vijojne te ulen dhe ne zonat e thella do te kete reshje debore.

Deri në orët e mesditës së sotme reshjet e shiut me intesitet deri mestar do të mbeten prezente në të gjithë tërritorin.

Në lartësin mbi 300 metra në verilindje dhe 500 në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore. Në orët e pasdites reshjet do të lokalizohen në zonat malore në formën e dëborës.

Era do të jetë nga kuadrati i jugu me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, hera-herës e vrullëshme deri në 30m/sek kryesisht përgjatë luginave dhe vijës bregdetare.

Temperaturat parashikohen:
vendet malore 2°C deri në 6°C
vendet e ulëta 4°C deri në 10°C
vendet bregdetare 5°C deri në 10°C /albeu.com/

Shtuar më 27/02/2020, ora 08:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori