Masa të reja në stadiume prej koronavirusit, kjo kategori nuk do lejohet të hyjë

Coronavirusi është problemi që po shqetëson botën dhe po përhapet me shpejtësi në të gjithë globin.

Virusi vdekjeprurës ka ndikuar dhe në botën e sportit, ku shumë aktivitete sportive janë anuluar ose janë zhvilluar me dyer të mbyllura. Një gjë e tillë duket se do të ndodhë dhe në Premier League, ku do të merren masat e para ndaj gripit që filloi në Kinë.

Ditën e hënë pritet të zhvillohet një takim në Londër, ku do të vendosen disa masa mbrojtëse në stadiume. Flitet se një nga këto masa do të jetë mos lejimi në stadiume i moshave mbi 70 vjeç. Kjo për shkak se kjo grupmoshë është me e prekura nga virusi dhe në këtë mënyrë nuk parandalohet përhapja e tij.

Gjithashtu një tjetër masë është dhe zhvillimi i takimeve me dyer të mbyllura, siç po ndodh në Itali dhe Marok. Shëndeti Publik në Angli do të vendosë për këtë gjë si dhe për ndalimin e moshës së tretë në stadiume.


Shtuar 7.03.2020 09:37