Kontrata e Mbappes ka një “çip”, lojtari mund të largohet nga ekipi para kohe

Të gjitha llojet e thashethemeve kanë qarkulluar rreth transferimit të mundshëm të Kylian Mbappe në Madrid gjatë viteve të fundit. Megjithatë, në verë një kontratë e re, e nënshkruar deri në vitin 2025, i dha fund kësaj epike.

Siç rezulton, kontrata trevjeçare është në fakt dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit, e cila sipas L’Equipe mund të aktivizohet vetëm me pëlqimin e lojtarit, shkruan albeu.com.

Kështu, të dhënat e reja sugjerojnë se Mbappe mund të largohet falas nga PSG që në vitin 2024. Ndoshta Madridi do të bëjë një përpjekje të dytë për të nënshkruar lojtarin nëse francezi dëshiron të largohet qysh vitin e ardhshëm. /albeu.com/