Manchester City ka gati 40 milionë euro për lojtarin e Leicester

Manchester City është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro për shërbimet e mesfushorit belg, Youri Tielemans të Leicester City.

Për 24-vjeçarin ka shumë interes nga disa ekipe evropiane por mendohet se Manchester City është i gatshëm të tregohet konkret duke shpalosur një ofertë zyrtare.

Tielemans këtë sezon me Leicesterin ka zhvilluar 33 ndeshje, ku ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar 3 herë. Performanca e tij në fushën e lojës ka mahnitur disa ekipe ku të cilat po e studiojnë me vëmendje belgun./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.03.2022 12:05