Marina Vjollca u bë nënë për herë të parë, reagon Luana (FOTO LAJM)

Vajza është këtu! Marina dhe Getoari janë bërë sot prindër për herë të parë.

Nuk mund të mungonte një reagim nga tezja e vajzës, moderatorja Luana Vjollca.

“Ndjesia më e mirë në botë.”

Luana me siguri e ka për ardhjen në jetë të mbesës së saj.

 

Në fund të muajit Gusht, moderatorja e njohur Marina Vjollca konfirmoi shatazëninë e saj,

“Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka”, shkroi Marina përkrah fotove të saj.

Në 17 Nëntor ajo u ka treguar gjithë ndjekësve se është në pritje të një VAJZE, të cilën e quajti me përkëdheli ‘picirukja’.

Mezi po te presim picirukja jone?,- shkruan Marina.

Kujtojmë se Marinën e shohim çdo të shtunë duke moderuar ‘Klanifornian’. Në momentin që u prezantua me publikun ajo u shpreh se pritjes së saj për “Klanifornian-n” i erdhi fundi, por njëkohësisht nuk mund të rrinte pa përmendur dhe pritjen e saj që e quajti “pritjen më të ëmbël në botë”.

“Kështu që këtë sezon nuk ta prezantoj vetëm”, – tha Marina duke treguar barkun e rrumbullakosur.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë tani me Klanifornian dhe se a do vazhdojë Marina ta moderojë emisionin humoristik.


Shtuar 25.11.2021 08:45