Ti kërkoj Ahmeti falje maqedonasve apo maqedonasit shqiptarëve
Falja e presidentit serb Tomislav Nikoliq ndaj pjesëtarëve të komunitetit boshnjak në Bosnjë e Hercegovinë, për luftën që shkaktuan serbët ka motivuar edhe maqedonasit që të kërkojnë llogari për luftën e 2001-shit. Duke harruar masakrat dhe dhunën ndaj shqiptarëve, ata kërkojnë nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti që t’iu kërkojë falje maqedonasve.

Por kjo nuk do të ndodhë kurrë, dhe nuk ka asnjë përse të ndodhë për vetë faktin se shqiptarët nuk kryen masakra dhe dëmtime ndaj maqedonasve por kërkuan të drejtat e tyre të shkelura për vite me rradhë, gjë që vazhdon edhe sot e kësaj dite, 12 vjet pas përfundimit të luftës.

Gazeta maqedonase "Dnevnik" pret që lideri i BDI-së dhe ish komandanti i UÇK-së, t’i kërkojë falje opinionit maqedonas për viktimat e konfliktit 2001 dhe t’i shpjegojë, a ishte ajo luftë për të drejtat e njeriut apo për territore?

Nga kabineti i Ahmetit për gazetën thonë se në vend që Ahmeti të kërkojë falje, duhet që vendi ti jetë atij mirënjohës për qëndrimet e tij vizionare të mishëruara në Marrëveshjen e Ohrit.

"Pikërisht kjo marrëveshje sot shërben si shembull për zgjidhjen e konflikteve në gjithë regjionin dhe më gjerë. Për këtë arsye, Ahmetit i kanë borxh një mirënjohje të madhe. Përpjekja që të barazohet genocidi serb në vendet fqinje me vizionin e Ahmetit për vendin e tij, është absolutisht tendencioz dhe flet për paragjykimet te një pjesë e gazetarëve maqedonas dhe mungesën e guximit për pranimin e realitetit dhe ndërtimin e barazisë", tha shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi. /albeu.com/

Shtuar më 27/04/2013, ora 16:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori