"Thyhet" i arrestuari Bengasi, çfarë zbuloi para hetuesve
Alkond Bengasi, është njëri prej të arrestuarëve që dyshohet se është i implikuar drejperdrejt në grabitjen e 9 prillit në Rinas ku u morën miliona euro.

Ditën e djeshme është mësuar se Begasi ka rrefyer para Prokurorëve të gjithë skemën e grabitjes.

Burime pranë Krimeve të Rënda konfirmuan se pas ndalimit ai ka dhënë detaje të vlefshme për hetimin, duke treguar mënyrën e organizimit dhe emrat e personave të përfshirë në super-grabitjen e 9 prillit në aeroportin e Rinasit.

Sipas burimeve, Bengasi ka identifikuar fytyrat e tyre, mes të cilëve edhe të të dyshuarit si personazh kyç në grabitje, Klemet Çala, në disa fotografi të vëna përpara nga hetuesit.

Ndër të tjera Bengasi ka treguar për modifikimin e furgonit me mbishkrimin e “Hetimit Tatimor” të përdorur në grabitje.

Ndërkohë sot pritet të dalin në gjykatë përcaktimin e masës së sigurisë tre të arrestuarit e tjerë për ngjarjen, Sajmir Çela, Oltion Veseli dhe Renaldo Sula. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2019, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori