Thyhet gjatë natës memoriali turk te Parku i Liqenit (FOTO LAJM)

Monumenti në Parkun e Liqenit për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi është thyer gjatë natës së shkuar.

Sot në mëngjes, disa oficerë policie ishin përreth monumentit, një pjesë e pllakës përkujtimore të të cilit ishte thyer. Siç shihet në foto, cepi i sipërm në të djathtë të pllakës është i thyer.

Monumenti u ngrit më 15 korrik, në trevjetorin e grushtit të shtetit në Turqi.

Shtuar më 30/08/2019, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori