"Thuaj Vangjushit t'i japim ndonjë...", përgjimet e Dakos me Avdylajt para e pas zgjedhjeve (VIDEO)
Në përgjimet e grupit të “Avdylajve” është përfshirë edhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Edhe pse në dosjen që aktualisht po hetohet për 34 personat që kanë dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda nuk ka asnjë rresht për kreun e Bashkisë, në përgjimet e dosjes nr. 339 të vitit 2016 ka dalë edhe emri i Vangjush Dakos


Kreu i Bashkisë së Durrësit është përgjuar teksa flet me Altin Avdylin, pjesëtar i grupit të Shijakut dhe i vënë nën arrest. Dokumentet e përgjimeve janë publikuar ditën e djeshme nga emisioni “Të Paekspozuarit” në “News 24” me gazetar Ylli Rakipin.

Bëhen fjalë për dy episode përgjimesh, para dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit 2017. Në një përgjim, dy ditë pas zgjedhjeve të qershorit, pra, më datën 27 qershor 2017, Vangjush Dako telefonon Altin Avdylin dhe kërkon të flasë me Astrit Avdylin, i konsideruar si kreu i grupit të Shijakut.

Ky i fundit nuk ndodhej, por Dako i thotë Altinit, të cilin e thërret me emrin “Niçe” se donte ta falënderonte Astritin. Duke qenë se biseda kryhet dy ditë pas zgjedhjeve, krijohen dyshime se bëhej fjalë pikërisht për to. Ndërkohë, në një bisedë tjetër telefonike, e zhvilluar më 24 qershor 2017, një person i telefonon Altin Avdylit dhe i thotë se ka një familje me gjashtë persona dhe përmend emrin e Vangjush Dakos.

Edhe në këtë bisedë, krijohet një dyshim se flitet për vota, por megjithatë nuk ka asnjë gjë zyrtare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Madje, në fund të bisedës, bashkëbiseduesi i thotë Altin Avdylit: “Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek”. Prokuroria, në dosjen e 34 të arrestuarve, shprehet konkretisht se grupi i Jasin Kalajt dhe Avdylajve janë përgjuar duke folur edhe për vende pune në Bashkinë e Durrësit.



BISEDA E PARË

Altin Avdyli: Hë kryetar, hë vllai.

Vangjush Dako: Niçe, ku je?

Altin Avdyli: Këtu vërdallë…

Vangjush Dako: Ku është Astriti?

Altin Avdyli: Ka lëviz një çikë.

Vangjush Dako: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?

Altin Avdyli: Eh… ça ka? Ka ndonjë gjë?

Vangjush Dako: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.

Altin Avdyli: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj… Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një.

Vangjush Dako: Po mirë mo, mirë, por doja ta takoja… kanë pi ato.

Altin Avdyli: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!

Vangjush Dako: Unë tani jam duke ardh nga… rrugës… rrugës…

BISEDA E DYTË

Altin Avdyli: Të marr unë se jam me rob pra…

Bashkëbiseduesi: Alo, ça po bën?

Altin Avdyli: Të marr unë se jam me rob të thashë!

Bashkëbiseduesi: Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?

Altin Avdyli: Jo! Jo! Jo!

Bashkëbiseduesi: Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën kët… po deshe…

Altin Avdyli: …mirë…

Bashkëbiseduesi: Gjashtë veta janë!

Altin Avdyli: Hajt se të marr unë!

Bashkëbiseduesi: Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të …
Shtuar më 26/10/2018, ora 09:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori