Thriller në detin Jon, si u gjet e vdekur dhe kush e vrau modelen në jahtin luksoz (FOTO LAJM)

Një minut filmim i kamerave të sigurisë së jahtit luksozmiliarderit meksikan Alberto Bailleres fsheh të vërtetën e vdekjes së dyshimtë të modeles australiane Sinead Mcnamara.

Fillimisht ajo u raportua se kishte kryer vetëvrasje në jahtin luksoz duke u dërguar me urgjencë me helikopter në një spital privat në Athinë, por autoritetet greke dyshojnë se diçka më e madhe ka ndodhur aty, e cila ka sjellë edhe vdekjen e 20 vjeçares, raporton Albeu.com.

Pyetjet që autoritetet shtrojnë lidhen me faktin se përse e reja vendosi t'i japë fund jetës ditën e fundit të pushimeve në këtë jaht? Pse kreu vetëvrasjen në jaht dhe jo diku tjetër? Çfarë ndodhi në atë minut që nuk është kapur nga kamerat?

Modelja dhe influencerja Sinead Mcnamara u gjet pa shenja jete në jahtin luksozmiliarderit meksikan Alberto Bailleres në ishullin Kefalonia, por rrethanat e kësaj ngjarjeje bëjnë që autoritete të dyshojnë se ajo mund të jetë vrarë. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2018, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori