Thirrje për vrasje në rrjete sociale, vihet në pranga 39 vjeçari (FOTO LAJM)

Pas disa muajsh hetim, arrestohet i riu nga Shijaku që bënte thirrje në rrjetet sociale për vrasje.

Bardhi Guza, 39 vjeç shkruante në profilin e tij në Facebook për të vrarë hebrenjtë.

Drejtoria e Antiterrorit e vuri në pranga pas hetimeve që nisën që në muajin janar.

“Vihet në pranga një 39-vjeçar, i cili bënte thirrje në rrjetet sociale për të vrarë hebrenjtë.

Nga specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. G., 39 vjeç, banues ne fshatin Koxhaj, Shijak.

Ndalimi i tij u bë pas një hetimi disamujor të nisur në muajin janar 2020, nga Drejtoria e Antiterrorit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Antiterrorit, në janar 2020, regjistroi procedimin penal për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, tha Policia.
Shtuar më 25/06/2020, ora 12:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori