Zjarr në ministrinë ruse të mbrojtjes (VIDEO)

Pamje të postuara sot në Twitter  tregojnë tymin që del jashtë ministrisë ruse të mbrojtjes në Moskë.

Ndërtesa ndodhet në rrugën Znamenka, afër Kremlinit dhe ndodhi në një kohë kur Putin po zhvillonte bisedime aty pranë me liderin bjellorus Aleksandër Lukashenko, një aleat në luftën e tij me Ukrainën.

Zjarri raportohet se filloi në një kabinet në katin e tretë të ndërtesës së shekullit të 18-të.

 

“Rreth orës 19:30, në një nga ndërtesat administrative të ministrisë së mbrojtjes në Moskë, punonjësit e shërbimit zbuluan tym në ambiente.

Reparti i zjarrfikësve dhe ministria e situatave të emergjencës ndodhen në vendngjarje,” citoi Interfax të thoshte ministria e mbrojtjes në një deklaratë.

Ministria e Mbrojtjes tha se aktualisht është duke përcaktuar shkakun e zjarrit, raporton TASS, nërsa mësohet se rreth 50 persona u evakuuan./albeu.com