Thirret në polici Albin Kurti dhe disa aktivistë të Vetëvendosjes
Pëlqej
Policia e Kosovës ka thirrur në polici kreun e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa aktivistë të kësaj partie.

“Në të gjitha qendrat e Kosovës ka pasur kërkime për një numër aktivistësh, qoftë në zyrat e Lëvizjes, apo në shtëpitë e tyre. Kërkimet policore janë të lidhura me aksionet politike të Lëvizjes tonë të realizuara tash vonë dhe një pjesë tjetër para më shumë se 5 vitesh”, kanë thënë nga policia.

Në zyrat e policisë është ftuar edhe Albin Kurti.

“Kështu, aktivistëve: Nora Fetoshi , Etleva Malushaj , Marigone Drevinja, Albin Kurti, Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi, Valdrin Ahmeti, Nol Nushi, u janë dërguar ftesa, apo janë marrë në telefon për t’u paraqitur në polici. Ndërsa aktivistja Brikena Ramabaja është kërkuar disa here në shtëpi dhe në zyrën e Lëvizjes Vetëvendoseje në Dardanë”, thuhet më tej në kmomunikatën policore.

Lëvzija Vetëvendosje i ka cilësuar këto veprime si një "gjueti" e qeverisë ndaj VV-së. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori