E FUNDIT/ Nuk ndalen shifrat, 21 viktima nga COVID-19 vetëm sot
Theu orën policore? Publikohet videoja ku efektivët shtrijnë në tokë qytetarin (VIDEO)
Kreu i FRPD, Blendi Këlliçi ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku me anë të një videoje tregon si dy punonjës policie shtrijnë në tokë dhe dhunojnë një qytetar.

Sipas Këllicit, qytetari në fjalë është identifikuar si Festim Peza dhe ishte duke u kthyer në banesën e tij pas punës, ndërsa kishte thyer orën policore.

Festim Peza po kthehej në shtëpi pas një dite pune të lodhshme. Ora shënon 22:10. Patrulla e ndalon përpara shtëpisë, e shtrin përtokë, e godet, në fund i heqin dhe patentën për 3 vjet.

Të rrahin, të heqin edhe bukën e gojës! E gjitha kjo për 10 minuta vonesë ndaj orës policore të përcaktuar nga Edi Rama me një akt-normativ. I bëj thirrje autoriteteve, të procedojnë konform ligjit dhe rregullores, efektivin në video.Ndalni dhunën!”, shkruan Këlliçi teksa poston videon. /albeu.com/

Shtuar më 12/02/2021, ora 15:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori