Merr flakë makina në aksin Levan-Tepelenë, shpëton familja që po udhëtonte brenda mjetit

Një automjet tip ‘Mercedes Benz’ ka marrë flakë pasditen e kësaj të enjte në autostraden Levan Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar.

Mësohet se brenda në mjet ka qënë duke udhëtuar një familje, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një defekt teknik.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikset e Mallakastrës që kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.


Shtuar 27.07.2023 16:17