Pastori: Mos i besoni fallxhoret, janë mashtruese

Arrestimi i Elena Muhaxhirit, fallxhores nga Fushë Kruja, solli në vëmendje fenomenin grave që pretendojnë se lexojnë të ardhmen, sigurisht kundrejt pagesës.
Por sa të besueshme janë fallxhoret që “lexojnë fatin” e njerëzve?

Në lidhje me këtë, pastori Paulin Vilajeti, u bëri thirrje qytetarëve të mos shpenzojnë kohë dhe para me fallxhoret mashtruese.

Sipas pastorit nëse ka një problem që rëndon gjendjen e dikujt, atëherë ai duhet të trajtohet në forma mjekësore dhe jo nëpër fallxhore.

“Mos e shpenzoni jetën tuaj që ka aq shumë vlerë për t’u marrë me këta njerëz të cilët jua zhvlerësojnë të ardhmen tuaj duke jua paraqitur në mënyrën më mashtruese të mundur e cila ju vetëm sa ju vendos në ankth dhe nuk ju sjell asnjë lloj përfitimi,” – u shpreh Vilajeti në emisionin “Godd Morning Albania” në Euronews.

Kujtojmë se ditën e djeshme, 22 qershor, u arrestua Elena Muhaxhiri, fallxhorja nga Fushë Kruja që mashtronte qytetarët dhe u merrte para. 43-vjeçarja u arrestua sot nga policia, pasi ka përfituar para dhe sende me vlerë nga shtetas të ndryshëm, duke i mashtruar se mund t’i parashikonte të ardhmen./albeu.com/


Shtuar 23.06.2023 10:25