Shoferi humbet kontrollin pasi po lëvizte me shpejtësi, makina kthehet përmbys në mes të Vlorës

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.

Një automjet tip “Benz” si pasojë e lëvizjes me shpejtësi tej normave të lejuara ka dalë nga rruga duke u përmbysur në mes të rrugës.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi ka humbur kontrollin duke goditur fillimisht pjesën anësore të rrugës, më pas një kosh mbeturinash dhe në fund është përplasur me pemën duke përfunduar përmbys.

Drejtuesi i mjetit ka shpëtuar fatmirësisht, por ka marrë lëndime të lehta teksa është transportuar në spital me urgjencë, jashtë rrezikut për jetën.

Dëmet materiale në vendngjarje janë të mëdha, por fatmirësisht nuk ka persona të tjerë të lënduar./Albeu.com/


Shtuar 4.05.2023 08:04