Mediat angleze: Kryministrja britanike jep dorëheqjen
Kryeministrja britanike, Theresa May, pas kryengritjes së kabinetit rreth planit të Brexit pritet të japë dorëheqjen.

Sipas "The times", kjo lëvizje pritet të bëhet pikërisht ditën e nesërme.

Kryeministrja të martën ka paraqitur një sërë zgjidhjesh kompromisi për Brexit, ku mes tjerash jepen të gjitha mundësitë e referendumit të dytë dhe një qëndrim i mundshëm, i përkohshëm, brenda unionin doganor me Bashkimin Europian.

Ditën e djeshmë është larguar nga kabineti qeveritar, ministrja e ngarkuar për marrëdhënie me parlamentin Andrea Leadsom, e cila ka deklaruar se jep dorëheqjen, sepse nuk kishte fare besim se qeveria do ta zbatojë Brexit-in. Plani për zbatimin e Brexit u vendos në qershor të 2016 përmes referendumit.
Shtuar më 23/05/2019, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori