Po festonte titullin, yllit të Liverpool i grabisin shtëpinë dhe makinën luksoze

Në Angli është kthyer në një trend të frikshëm dhe të çuditshëm grabitjet e shumta që po i ndodhin lojtarëve të njohur.

Këta të fundit kanë zgjedhur në pjesën dërrmuese që ta mbrojnë shtëpinë e tyre me qen, për ta pasur disi më të sigurtë.

Por ajo e ndodhur në mbrëmjen e djeshme i kalonte kufijtë.

Liverpuli solli në shtëpi trofeun e “Premier League” pas shumë vitesh dhe Klop foli i prekur për mungesën e tifozëve që nuk mund të festonin.

Ndërkohë teksa po vazhdohej nga lojtarët që t’i gëzoheshin arritjes, Fabinho po grabitej nga ana tjetër.

Disa stoli ari dhe vetura e llojit Audi RS6 janë marrë nga grabitësi, me makinën që ditën tjetër u gjend në Wigan.

Tashmë po ekzaminohen të gjitha objektet me vëmendje dhe po merren kamerat e sigurisë në zonat përreth.


Shtuar 24.07.2020 15:43