"The Telegraph" fton lexuesit e saj për një tur në Shqipëri (FOTO LAJM)

Gazeta e njohur britanike, "The Telegraph" fton lexuesit e saj në një tur nëpër Shqipëri, për të zbuluar një vend, që gazeta e quan me bukuri mahnitëse.

Të ftuar në këtë tur si miq specialë do jenë dy gazetarë shumë të njohur britanikë, John Stapleton dhe Lynn Faulds Wood. Udhëtimi zgjat tetë ditë dhe nis nga Tirana. Më pas do të udhëtonte në Krujë dhe në Shkodër.

Nga Shkodra do shkohet në Elbasan dhe në Liqenin e Ohrit. Në kthim do të vizitohet Berati, Gjirokastra dhe Saranda. Turi do të vazhdojë në Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe do të përfundojë në Durrës. Kostoja e udhëtimit për britanikët shkon rreth 1700 paund.

Shtuar më 01/08/2016, ora 17:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori