The Economist: Shumica e shqiptarëve, pro-amerikanë të fortë
Pëlqej
Ndërkohë që bota perëndimore, dhe sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës po merren me rastin e gazetarit që u ekzekutua nga ISIS, një reporter ka gjetur rastin të merret me diçka ndryshe.

Gazetari Tim Judah ka marrë në shqyrtim Ballkanin dhe raportin e saj me Amerikën.

Jo vetëm kaq, por ai është munduar të "studiojë" edhe dashamirësinë që kanë popujt ballkanas përkundrejt amerikanizmit.

Ky është shkrimi i gazetarit Tim Judah në gazetën "The Economist"

A ka vdekur Lavdrim Muhaxheri? Në fund të korrikut, udhëheqësi i xhihadistëve shqiptarë postonte foto në Facebook, duke i prerë kokën një personi të ri, për të cilin thoshte se është spiun.

Pak ditë më vonë, mediat në Ballkan citonin një televizion kurd, që raportonte se një 24- vjeçar nga Kosova ka vdekur.

Në mediat sociale, një mik i tij i mohoi këto lajme. Ndërkohë që bota perëndimore dhe agjencitë e saj të inteligjencës po merren me vrasjen e gazetarit amerikan, James Foley, mesa duket nga duart e një britaniku, Ballkani ka versionin e tij të këtij problemi.

Qindra myslimanë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria raportohet se po shkojnë për xhihad, së bashku me myslimanët boshnjakë. Një video e Shtetit Islamik tregon se si Muhaxheri gris pasaportën e tij shqiptare, së bashku me të tjerë shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

Muhaxheri tund një shpatë dhe premton se do të pushtojnë Romën dhe Spanjën dhe pastaj shqiptarët do i grisin të gjithë pasaportat e tyre. Por fenomeni nuk është i kufizuar vetëm tek myslimanët.

Në javët e shkuar është ngritur në agjendën politike edhe çështja e serbëve ortodoksë që shkojnë për të luftuar në Ukrainë. Sipas kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ata janë mercenarë dhe ajo që po bëjnë është e dëmshme për Serbinë. Askush nuk e di sa serbë po luftojnë në Ukrainë.
Shifrat e cituara nga media, referuar burimeve të inteligjencës, flasin për një numër mes 30 dhe 100. Vuçiç thotë se ata po luftojnë për të dy palët, shumica me shumë gjasë janë në krahun e rebelëve pro- rusë.

Më 18 gusht, Aleksandr Zakharchenko, kryeministri i republikës së vetëshpallur të Donetsk-ut, deklaroi se 14 serbë kanë ardhur për të luftuar. Fronti Kosovar, një faqe ruse, u jep informacione serbëve se si të ndihmojnë rebelët dhe si të bëhen pjesë e njësitit Jovan Seviç, që mban emrin e një luftëtari serb të shekullit të 18-të, që luftoi në atë që është tani Ukraina Lindore dhe ku dikur kishte vendbanime serbe.

Njeriu i Frontit për Kosovën në Serbi, Zeljko Djurovic, jep numrin e tij të telefonit dhe emailin për të gjithë ata që duan të ndihmojnë. Fronti për Kosovën drejtohet nga Aleksandr Kravchenko, që thotë se ka luftuar në krah të serbëve gjatë luftës në Bosnje.

Faqja në internet thotë se e vetmja mënyrë për të çliruar Kosovën nga popullsia myslimane shqiptare është që të çlirojnë fillimisht rajonin Novorossiya, siç e quajnë separatistët pro- rusë territorin e tyre.

Për shumë serbë, joshja për të luftuar në Rusi është thuajse fetare, elementi i vëllazërisë sllave, që reflekton joshjen për luftë fetare të myslimanëve që shkojnë në Siri dhe në Irak.

Të dy palët mbajnë flamuj të ngjashëm bardhezi, vetëm se në njërin ka fjalë të Kuranit dhe në tjetrin është një kafkë dhe kockat dhe një deklaratë për besimin e krishterë. Shumë serbë mbajnë gjithashtu mjekra të gjata, njësoj si xhihadistët. Si Serbia, ashtu edhe Kosova, janë duke përgatitur legjislacionin për të ndaluar që qytetarët e tyre të luftojnë në konflikte të huaja.

Bosnja e miratoi diçka të tillë në prill. Më 11 gusht, Policia e Kosovës arrestoi 40 persona, të lidhur me grupet terroriste që luftojnë në Irak dhe në Siri. Sipas policisë, 16 kosovarë janë vrarë në Siri dhe në Irak. Në mars, autoritetet në Shqipëri arrestuan 8 persona të lidhur me rekrutimin për xhihad në Siri.

Shumica e shqiptarëve janë pro- amerikanë të fortë dhe këtë javë është mësuar se Shqipëria, që ka një arsenal të madh armësh nga komunizmi, do të dërgojë miliona fishekë për Irakun dhe 10 mijë Kallashnikovë në Afganistan.

Ndërkohë shtypi në Kosovë ka raportuar se një agjent i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës është ekzekutuar në Siri në fillim të këtij viti, pasi u kap si i infiltruar mes xhihadistëve shqiptarë./albeu.com/

Shtuar më 22/08/2014, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori