Thasë me kanabis drejt Maqedonisë, arrestohet 25-vjeçari në Tushemisht
Një i ri nga Shqipëria është arrestuar nga policia shqiptare pasi tentoi të trafikonte një sasi kanabisi drejt Maqedonisë përmes kufirit këmbësor.

Bexhet Hoxhallari u kap mbi fshatin Guras të Tushemishtit duke transportuar 7.2 kg kanabis të fshehur në thasë.

Lënda narkotike ishte e ndarë në tre pako, të cilat u sekuestruan nha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2018, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori