Thanë se lidhja treshe ka mbaruar, por kjo fotografi po ngre dyshimet

Lidhja treshe mes ish-Missit Egla Harxhi, fotografit Aleksandër de Basseville dhe Alesias bëri namin në Shqipëri vetëm pak kohë më parë.

Mirëpo pas ardhjes në jetë të djalit, Lucifer, Egla dhe Ale vendosën ta largojnë nga lidhja e tyre Alesian.

Shkak i ndarjes ishte bërë xhelozia e Alesias.

Mirëpo së fundmi Aleksandri është fotografuar pranë Alesias në një aktivitet të organizuar në Tiranë.

Në një prej fotove dyshja shfaqet duke i buzëqeshur njëri-tjetrit.

Këto foto kanë hedhur dyshimet se ata i janë rikthyer marrëdhënies treshe dhe Egla nuk e ka problem ta lërë Aleksandrin me Alesian.

Megjithatë mbetet për t’u parë se çdo thotë vetë Egla ose Aleksandri lidhur me këto foto teksa Alesia preferon të qëndrojë larg vëmendjes së mediave apo intervistave.
Shtuar më 28/10/2019, ora 08:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori