Thaçi plot shpresë: Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të kenë një hapësirë pa kufij
Presidenti Hashim Thaçi, është shprehur se Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të kenë një të ardhme të përbashkët pa kufij.

Këtë deklaratë kreu i shtetit e bëri në akademinë solemne “Faleminderit Shqipëri” në përkujtim të 21-vjetorit mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999.

“Kjo akademi me karakter falënderimi për Shqipërinë na sprovon mendjen tonë të përballë fjalës më sublime, fjalës atdhe. Vendit ku kanë jetuar të parët tanë ku jetojmë sot dhe ku do jetojnë brezat e ri. Atdheu është i përjetshëm, individi i përhoshëm duke qenë i përjetshëm atdheu është hyjnor. Sot këtu falënderohet Shqipëria e përjetshme, që sfidoi çdo ideologji, Shqipëria e tolerancës fetare, e flamurit tonë të përbashkët. Shqipëria me shpirt fryme dhe traditë evropiane, e himnit kombëtar”, tha Thaçi.

Thaçi në këtë fjalim tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të jetojnë në një hapësirë pa kufij që i ndajnë.

“Në vitin 1999 ra përfundimisht kufiri më i blinduar në Europë, ai midis tokave shqiptare. Unë besoj që Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të kenë një hapësirë pa kufi me një aktualitet të përbashkët dhe një të ardhme të përbashkët, pa kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe të gjitha hapësirave kudo që jetojnë shqiptarët në rajonin tonë në ombrellën euroatlantike”.

“Falendëerojmë Shqipërinë që mbrojti dhe pati kapacitete t’i strehojë shqiptarët e Kosovës dhe që përkrahu ngritjen e Kosovës edhe në vitin 1968 dhe 1981 në kërkesën për Kosovën Republikë. Pa Shqipërinë nuk do të kishim çlirim dhe nuk do të ishim të pavarur. Shqipëria që mbrojti dhe mbështeti fuqishëm projektin e shenjtë të UÇK-së”.

“Në kulmin e luftës në vitet 1998-99, pavarësisht kushteve të vështira ekonomike, mbajti gjysmë milion shqiptarë të Kosovës. Sot një falënderim të veçantë dhe personal për ministrin e asaj kohe Pandeli Majko dhe presidentin aktual Ilir Meta”.
Shtuar më 18/01/2020, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori