Alarmi për bombë në rrugën e Sali Berishës, zbuloni çfarë u gjet brenda çantës së dyshimtë

Një çantë shpinë vuri në alarm policinë e Tiranës dhe forcat xheniere.

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se çanta e braktisur e cila u gjet në rrugën  “Mustafa Matohiti”, ose ndryshe në “Rrugën e Salës” nuk kishte asgjë të rrezikshme dhe vetëm sende personale.

Çanta në fjalë e cila u pikas fillimisht nga një punonjës policie, mbajti 1 orë në ankth policinë dhe banorët e zonës.

Brenda çantës mësohet të ketë pasur vetëm veshje, mbeturina, karikues dhe atlete.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.09.2021, rreth orës 09:15, njoftohemi nga punonjësi i policisë në shërbim se në rrugën “Mustafa Matohiti”, është konstatuar një çantë shpine.

Sherbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e vendit dhe kanë njoftuar forcat xheniere për veprime të metejshme.

Paraprakisht dyshohet se është një çantë e braktisur. /albeu.com/


Shtuar 7.09.2021 10:59