Thaçi: Kthehemi në parlament për të shmangur zgjedhjet
Pëlqej
PDSH-ja nuk do të lejojë që bojkoti i saj parlamentar të përdoret si pretekst për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. "Në rast se ndodh një tentim i tillë ne do të kthehemi në Kuvend", ka thënë në intervistën e tij ekskluzive për "Lajm" kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, duke sqaruar se partia e tij nuk është kundër zgjedhjeve, por nuk dëshiron të shërbejë si alibi për manipulime të pushtetit.

"Ne vendosëm të dalin prej Parlamentit, që të mos nxehet më tepër situata. Qasja BDI-së, ishte se ata mund të na rrahin dhe të nxjerrin çallëm, pastaj se ata janë më shumë se na mundin fizikisht, por dikush ua shkeli bishtin. VMRO-ja edhe ajo i ka pasojat e rënda, bëri apel për pajtim. Tani, pretekstin për zgjedhje të parakohshme, duan të na i hedhin neve. Nuk dua të jem alibi për zgjedhje të parakohshme", është shprehur Thaçi.

Ai ka sqaruar se nuk janë për zgjedhje, por vendimin përfundimtar do ta sjellim "me qetësi" pas Kongresit. "Na kanë fituar padrejtësisht, i kanë ble votat, mirë. Tash le t’i plotësojnë premtimet", ka thënë Thaçi.

PDSh-ja vendosi që ta braktisë parlamentin pas rrahjes ndërmjet deputetëvetë saj dhe atyre të BDI-së. Pas ngjarjes, deputeti Imer Aliu theksoi se PDSH-ja do tërhiqet nga Parlamenti derisa organet kompetente nuk ndërmarrin masa kundër deputetëve të partisë shqiptare në pushtet, të cilët i kishtë akuzuar se kishin nxitur përplasjen fizike. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori