Upss! Basha kapet mat duke spiunuar mbi celularin e Jorida Tabakut (VIDEO)

Ashtu siç aktori Jul Deda u kap duke “spiunuar” mbi celularin e ish-kryeministrit Sali Berisha, sot në Kuvendin e tij është kapur “mat” edhe Basha.

Siç mund t’a shihni në videon e bashkëngjitur lajmit, Basha është kapur mat duke parë mbi celularin e nënkryetares së PD-së, Jorida Tabaku.

Teksa ndodhej i ulur në sallën e Pallatit të Kongreseve, Basha kthen sytë nga celulari i Tabakut, gjë që habit edhe vetë këtë të fundit.

Tabaku ngre kokën me habi, por më pas nis t’ia tregojë vetë kryedemokratit ato që po shikonte në celular.

Rikujtojmë se sot Basha mblodhi 5004 delegatë duke triumfuar me shifra mbi ish-kryeministrin Sali Berisha I cili në Kuvendin e tij mblodhi 4934 delegatë. /albeu.com/