Luhet me dyer të mbyllura, por tifozët e Valencias e teprojnë (FOTO LAJM)

Ndeshja e mbrëmjes së sotme mes Valencias dhe Atalantës, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Champions League do të luhet pa tifozë për shkak të alarmit nga Coronavirusi.

Pavarëisht virusit të tmerrshëm, tifozët e Valencias nuk duan t’ia dinë dhe janë mbledhur në kuadër të takimit, për të pritur ardhjen e ekipit të tyre në stadium.

Diçka shumë problematike kjo gjë, pasi rrezikon seriozisht shëndetin e tifozëve. Në Spanjë për momentin janë mbi 1600 raste me Coronavirus dhe 35 viktima.


Shtuar 10.03.2020 19:00