Rama tha se u takua me me studentët e Gjeologjikut, reagon ashpër Unioni Studentor
Kryeministri Edi Rama deklaroi nëpërmjet Twitterit se “pati një bashkëbisedim të dobishëm për dialogun" me studentët dhe pedagogët e Gjeologjikut.
Pikërisht për këtë ka reaguar
Unioni Studentor i Fakultetit të Gjeologjisë dhe
Minierave.
Ata janë distancuar nga takimi, duke e quajtur të turpshëm.
“
Unioni Studentor i Fakultetit të Gjeologjisë dhe
Minierave, si përfaqësisë legjitim i çdo klase studentësh brenda
këtij fakulteti, bën me dije se asnjë student nuk ka marrë pjesë me pëlqimin tonë në takimin e turpshëm që u zhvillua në ambientet e
këtij fakulteti. Nuk jemi ne grevëthyesit e parë!
I bëjmë thirrje studentëve, anembanë vendit, të vazhdojnë protestën e tyre legjitime deri në anulimin e ligjit në arsim, si pikënisje për plotësimin e të gjitha kërkesave tona! Neve na keni në shesh! PËR NE NUK KA NEGOCIATA! PROTESTA VAZHDON”, thuhet në reagim. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2018,
ora 21:05