Tetë vjet pa varr, xhaxhai i Eglantinës kërkon eshtrat e saj
Vrasja e Eglantina Buçit nga vëllai i saj, tetë vite më parë po zbardhet sot.

Teksa një bashkëpunëtor ka vendosur të dëshmojë për policinë, xhaxhai i Eglantinës, Bashkim Buci ka depozituar në Policinë e Tiranës një kërkesë për të marrë eshtrat e mbesës së tij dhe për t’i bërë varrimin.

Mësohet se Buci është paraqitur në polici, ku ka shprehur interesimin e tij pasi eshtrat nuk i janë dorëzuar familjes, si pasojë e hetimeve. Ndërkohë, që pritet një urdhër nga prokurori i çështjes.

Për këtë krim, akuzohen babai i saj dhe vëllai, Shkëlzen Buci ku ky i fundit dje mohoi kategorikisht që të jetë autor i krimit, ndërsa theksoi se nuk kishte ngritur kurrë dorë ndaj së motrës. Madje ai tha se nuk dinte të qëllonte me armë.
Shtuar më 11/09/2020, ora 11:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori