Tetë të arrestuar në Gramsh, mes tyre dhe kryeplaku i fshatit
Policia e Gramshit ka arrestuar 8 persona nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Janë arrestuar G. Ç., 38 vjeç, banues në Durrës, A. V., 33 vjeç, banues në Tiranë, A. N., 23 vjeç, banues në Tiranë, E. K., 38 vjeç, banues në Shijak, E. K., 27 vjeç, banues në Gramsh, A. K., 37 vjeç, banues në Elbasan, L. K., 47 vjeç, banues në Elbasan dhe K. K., 18 vjeç, banues në Gramsh.

Ndërkohë është vendosur ndalimi i kryeplakut të fshatit Kororr, 32-vjecari, i identifikuar me inicialet A.K., i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kotorri 2020” , për goditjen dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Gramsh, në bashkëpunim me forcat operacionale të DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një hetimi 4-mujor.

Vihen në pranga 8 shtetas, për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga edhe kryeplaku i fshatit Kotorr, për shpërdorim detyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, pas një hetimi katërmujor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në bashkëpunim me forcat operacionale të DVP Elbasan, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kotorri 2020” , në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

G.Ç., 38 vjeç, banues në Durrës, A. V., 33 vjeç, banues në Tiranë, A. N., 23 vjeç, banues në Tiranë, E. K., 38 vjeç, banues në Shijak, E. K., 27 vjeç, banues në Gramsh, A. K., 37 vjeç, banues në Elbasan, L. K., 47 vjeç, banues në Elbasan dhe K. K., 18 vjeç, banues në Gramsh.

Si dhe është bërë èkzekutimi i urdhrit të prokurorit, për ndalimin e shtetasit A. K., 32 vjeç, kryeplaku i fshatit Kororr, banues në Gramsh, për veprën pènale “Shpërdorimi i detyrës”.

Si rezultat i kontrollit të territorit dhe informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas po tentonin të kultivonin bimë narkotike, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet në prokurori, ku dhe u regjistrua procedimi pènal.

Si rezultat i hetimit katërmujor u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të këtyre personave, duke u finalizuar me arrestimin e tyre dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara në masivin pyjor të fshatit Kotorr.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Shtuar më 02/07/2020, ora 16:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori