"Tetë muaj në kërkim për 24 orë burg" Shkëlzen Berisha ironizon vendimin ndaj Kajmakut
Prokuroria Arta Marku ka kërkuar zbutjen e masës për Agim Kajmakun, ish-kryebashkiakun e Vorës të shkarkuar për shkak se e kapi ligji i dekriminalizimit, ndërsa ai qëndroi në pranga vetëm 24 orë pasi u kap 8 muaj që kaloi në arrati.

Në lidhje me këtë vendim të Gjykatës së Apelit, ka reaguar djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili nuk ka fshehur habinë e tij në lidhje me ngjarjet e fundit për Kajmakun.

Shkëlzen Berisha shkruan: 8 muaj ne kerkim dhe kur me ne fund kapet i ndryshojne masen e arrestit me detyrim paraqitje 😂

Shtuar më 08/07/2020, ora 15:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori