Terrori në Tiranë, autorët hynë për të grabitur
Policia ka zbardhur detaje të tjera nga ngjarja që tronditi Kamzën pak më parë.

Mësohet se bashkëshortët Agim dhe Merita Buci kanë qenë në mini marketin e tyre kur aty kanë hyrë dy person me armë duke tentuar grabitjen.

Policia nuk ka zbardhur ende dinamikën e plotrë të ngjarjes, por dyshohet se ky është momenti kur ata kanë qëlluar mbi bashkëshortët duke lënë të vrarë burrin.

Mësohet se gruaja është në spital, jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2018, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori