Prag “betejës” me gjyqin, Saimir Tahiri nis pushimet (FOTO LAJM)

Saimir Tahiri duket se ka filluar pushimet si për të rikuperuar energjitë para ‘betejës’ që e pret me gjyqin.

Ish-ministri i Brendshëm ka postuar në rrjetin e tij social Facebook disa foto ku ndodhet mes maleve.

“Kuç – Gusmar – Llufe…. deri te Jaho Xhebra,” shkruan Tahiri.

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të rikthejë për shqyrtim dosjen, pasi akuza e kultivimit të kanabisit është kontradiktore pasi u shtua gjatë hetimeve nga prokuroria dhe duhen gjetur provat.

Gjithashtu gjykata vlerësoi se Saimir Tahiri është dënuar për shpërdorim detyre, por për këtë akuzë i pandehuri nuk është mbrojtur, pasi nuk u ishte komunikuar nga organi i akuzës. Sipas Apelit, Shkalla e Parë gaboi në rikualifikimin e veprës penale.

Më herët Saimir Tahiri e ka quajtur të qëllimshëm dhe të padrejtë zvarritjen që po i bëhet hetimeve.


Shtuar 2.08.2020 17:28