Termometri në Korçë shënon -15 gradë, këto rrugë janë ende të pahapura nga bora
Rrugët në qytetin e Korçës dhe zonave përreth vijojnë të jenë problematike. Si pasojë e ngricave, në shumë prej rrugëve e trotuareve të qytetit ka shtresa akulli,
Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile gjatë natës nuk ka patur më reshje dëbore në Korç por temperaturat janë ulur ndjeshëm deri në -11 gradë celsius.
Nga Bashkitë po vijon puna për hapjen e rrugëve lidhëse të fshatrave me Qendrat e Njësisë Administrative.
Rruget e
pahapura:
Në bashkinë Korçë të
pahapura janë
rrugët lidhëse të fshatrave në NJ.A të Lekasit, dhe disa fshatra në NJ.A të Vithkuqit.
Në Bashkinë Pogradec
fshatrat e NJA të Trebinjës dhe Proptishtit.
Në Bashkinë Kolonjë
fshatrat e NJA Barmash, zona e Shëmtirit dhe Piskalit.
Në Bashkinë e Maliqit disa fshatra të NJA Gorë.
Nga informacioni i dhënë nga OSHEE, nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike të abonentëve.
Shtuar më 16/02/2021,
ora 11:25