Akuzohen për trafik droge, 7 shqiptarë arratisen nga qendra azilantëve në Angli

13 emigrantë ilegalë të arrestuar mes tyre 7 shqiptarë, u arratisën nga një qendër emigracioni në Mbretërinë e Bashkuar , ku prisnin të merrnin dënimin e tyre.

Disa prej tyre akuzohen për trafik droge. The Sun raporton se pesë prej tyre u kapën por tetë prej tyre përfshirë shqiptarëve janë në kërkim.

Të arratisurit, të cilët mbaheshin në qendrën e emigracionit në pritje të dënimit të tyre, kanë përdorur pajisjet e palestrës për të hapur dyert dhe për tu arratisur.

Ndihmës shefi i policisë së Bedfordshire, Karena Thomas tha: “Gjatë incidentit, 13 persona u larguan nga ambientet përmes gardhit të jashtëm. Pesë prej tyre janë arrestuar, por tetë të tjerë, shtatë shqiptarë rreth të 20-tave dhe një rreth të 30-tave, janë ende në kërkim.”/albeu.com/


Shtuar 30.04.2023 11:08