Kush është biznesmeni u ekzekutua me pistoletë silenciator në mes të Tiranës
Tërmeti shkund përsëri Greqinë, ndihet në disa shtete (FOTO LAJM)

Një tjetër lëkundje sizmike ka tronditur detin Jon.

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare në detin Jonj kanë rënë disa tërmete gjatë natës, ku i fundit ishte ai i orës 7:50 të mëngjesit të kësaj të hëne, me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter.

Gjithashtu lëkundje ka patur edhe në orët 7:32, 3:40, apo dy herë pas mesnatës, por që të gjitha kanë qenë me magnituda më të vogla sesa 4.

Ai me magnitudën më të lartë raportohet ta ketë pasur epiqendrën në det të hapur, në zonën pranë ishujve Zakynthos dhe Lithakia, por lëkundjet e tij janë ndierë deri në Patra e Athinë. Thellësia e tij ka qenë 10 km. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2018, ora 08:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori