Tërmeti shkatërron tre fshatra, pesë viktima dhe qindra të plagosur (FOTO LAJM)
Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 5.8 ka shkaktuar vdekjen e të paktën 5 personave dhe plagosjen e 120 të tjerëve.
Tërmeti ra në orën 02:17 të mëngjesit dhe epiqendrën e kishte në 57 kilometra nga nga qyteti i Hashtrud në Provincën e Azerbajxhanit Lindor, në Iran raporton televizioni shtetëror.
Sipas raporteve të dala deri tani thuhet se tre
fshatra të vegjël në zonë janë
shkatërruar. Ekipet e
urgjencave dhe të Gjysmëhënës janë në terren.
Kujtojmë që Irani ndodhet një vijë të madhe midis pllakave tektonike arabe dhe euroaziatike dhe ka përjetuar shumë tërmete në të kaluarën.
Shtuar më 08/11/2019,
ora 08:58