Evakuohen 264 të burgosur pas dëmeve nga tërmeti
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka vijuar inspektimet në të gjitha IEVP-të e prekura nga lëkundjet sizmike ku ka mundësuar ekspertizë të huaj dhe vendase për vlerësimin e të gjitha dëmeve dhe hartimin e projekteve rehabilituese.


Ekspertë shqiptarë, italianë dhe zviceranë, kanë bërë të gjithë analizimin e gjendjes së IEVP Lezhë dhe kanë dalë me përfundime konkrete.

Gjonaj siguron se po i kushtohet vëmendje maksimale të gjithë institucioneve të ekzekutimit të veprave penale në këto momente të vështira.

“Bashkërisht me shtabin e emergjencave civile, inxhinierët e fushës, specialistët italianë të misionit “Vigili del fuoco” si dhe ekspertët më të mirë zviceranë e holandeze të misionit të BE-së, kemi inspektuar së afërmi godinën e Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale “Lezhë”, duke vlerësuar çdo pasojë në infrastukturë që kanë sjellë lëkundjet e forta sizmike.

Pas një analize fillestar të shtabit të emergjencës së Ministrisë së Drejtësisë si dhe akt-konstatimit të Institutit të Ndërtimit, nga kjo IEVP evakuuam 264 persona që vuanin dënimin duke i transferuar në IEVP “Shkodër”.

Aktualisht janë ndërmarrë të gjitha masat për grumbullimin e të dhënave të sakta mbi IEVP-të e prekura nga lëkundjet sizmike dhe kryesisht për atë në Lezhë, për të mundësuar që ndërhyrja të jetë sa më e plotë dhe efiçente.

Në vlerësim të rëndësisë së opinionit dhe ekspertizës së tyre, i shpreh mirënjohjen ambasadorit të BE-së Luigi Soreca, atij italian Alberto Cutillo, si dhe misioneve të tyre të asistencës, të cilët në mënyrë të shpejtë ofruan për ne ndihmë të jashtëzakonshme”, shprehet Gjonaj.


Shtuar më 01/12/2019, ora 15:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori