SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim Lefter Allën dhe ish-zyrtarët e tjerë: Ja si Rasim Daci dhe Aqif Konesha “fituan” tenderat e Bashkisë së Bulqizës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla dhe 12 zyrtarë të tjerë.

Ish-kryebashkiaku Alla akuzohet se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Sipas SPAK, Alla ka shfrytëzuar postin e tij si kryebashkiak dhe ka favorizuar një kompani për të fituar tenderin me vlerë 322 milionë lekë, për ndërtimin e ujësjellësit në Bulqizë. Nga hetimet e SPAK-ut, është provuar se punimet për ujësjellësin janë kryer nga një kompani tjetër, që ka lidhje shoqërore me Allën.

Rezulton e provuar se ish kryebashkiaku dhe zyrtarët e bashkisë, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Leonard Daçi dhe Erjon Isaku kanë favorizuar Rasim Dacin, i cili është përfituesi “de jure” i tenderit dhe Aqif Konesha, i cili është përfitues “de facto” në tender.

Sipas SPAK, ata kanë krijuar avantazhe për këto dy subjekte si gjatë procedurës së prokurimit duke e shpallur fitues subjektin e Rasim Dacit pa përmbushur kriteret por edhe gjatë fazës së zbatimit sepse punimet janë kryer nga subjekti i Aqif Koneshës qe nuk është shpallur fitues.

Njoftimi i plotë:

Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.09 të vitit 2022, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datën 14.09.2023) kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve:

1. Lefter Alla, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

2. Enkeleda Lleshi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

3.Rubin Kola, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

4. Arsen Gjoka, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

5. Kujtim Zogu, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

6. Erion Isaku, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 dhe “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

7. Leonard Daçi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

8. Denis Xholi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

9. Rasim Daci, akuzuar per veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi qe ka per detyre te perpiloje dokumentin, kryer ne bashkepunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K.Penal dhe “Korrupsioni aktiv i personit qe ushtron funksione publike” parashikuar nga neni 244/2 i K.Penal.

10. Aqif Konesha,  akuzuar per vepren penale “Falsifikim i dokumenteve”, kryer ne bashkepunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.

11. Ana Nishku, akuzuar per vepren penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin, kryer ne bashkepunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K.Penal.

12. Dali Gazidedja, akuzuar se ka kryer vepren penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin, kryer ne bashkepunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K. Penal.

13.Kastriot Ibrahimaj, akuzuar per vepren penale “Falsifikimi ivulave, stampave ose formularve”, parashikuar nga neni 190/1 iKodit Penal.

Hetimet 

Nga analiza një nga një dhe në unitet e provave të administruara gjatë hetimit provohet tej dyshimit te arsyeshem te bazuar ne prova se gjatë zhvillimit të procedurës së prokurimit publik e llojit proçedurë e hapur zhvilluar në datë 30.04.2021 nga Autoriteti Kontraktor (AK) Bashkia Bulqize, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, për të cilën janë shpallur fitues operatorët ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, rezulton se janë kryer veprime nga nëpunës publikë të Bashkisë Bulqizë në kundërshtim me Ligjin Per Prokurimet Publike (LPP) dhe aktet nënligjore.

Rezulton e provuar se zyrtarët e Bashkisë Bulqize, konkretishtshtetasit Lefter Alla, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Leonard Daçi dhe Erjon Isaku nëbashkëpunim me njëri –tjetrin për arsye të njohjeve apo lidhjeveme te hetuarin Rasim Daci, i cili është përfituesi “de jure” i tenderit dhe te hetuarin Aqif Konesha, i cili është përfitues “de facto” në tenderimet e kryera nga ana e Bashkisë Bulqize, i kanë privilegjuar ata, duke krijuar avantazhe për këto dy subjekte si gjatë procedurës së prokurimit duke e shpallur fitues subjektin e shtetasit “R. D” pa përmbushur të gjitha kriteret e vendosura ne Dokumentet Standarte te Tenderit por edhe gjate fazes sëzbatimit të punimeve sepse punimet janë kryer nga subjekti i shtetasit Aqif Konesha qe nuk eshte shpallur fitues në procedurën e tenderit ku ka konkuruar, pasi nuk plotesonte kriteret ligjore. Kjo me qëllimin e vetëm që të mos krijoheshin dyshime për lidhjet e të pandehurit Aqif Konesha me kryetarin e Bashkisë Bulqizë, të pandehurin Lefter Alla.

Kjo proçedurë prokurimi është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me LPP dhe aktet nënligjore pasi nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Bulqizë, konkretisht nga të penadehurit(kryetari i Bashkisë Bulqizë, zv.kryetarja e Bashkisë Bulqizë, anetaret e Njesise se Prokurimit, anetaret e Komisionit te Vleresimit te Ofertave) janë ndërmarrë veprime aktive te kundërigjshme që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për paracaktimin/nxjerrjen fituese të një firme në këtë procedure prokurimit duke: i) miratuar kritere për të favorizurnjë firmë pjesëmarrse në tender ii) kualifikuar dhe shpallur fitues firmen e favorizuar te te hetuarit Rasim Daci edhe pse nuk plotesonte kriteret ne DST, iii)firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumetacionin, ndërkohë punimet realizoheshin nga i pandehuri Aqif Konesha, i cili rezulton lidhje e afërt e Kryetarit të Bashkisë Bulqizë. Gjate hetimit u provua se nga subjekti i shpallur fitues ne kete procedure prokurimi ishin kryer pagesa monetare ne favor te te hetuarit Erion Isaku, qekishte cilesinë e anëtarit te Komisionit te Prokurimit Publik në këtë procedurë.

Edhe gjate fazes se zbatimit te kontrates jane evidentuar shkelje ligjore, pasi provohet tej dyshimit të arsyeshem të mbështetura në prova, që te hetuarit Lefter Alla dhe Enkeleda Lleshi me mos-veprime (omission) lidhur me punimet qe janë bërë de facto nga shoqëria e te hetuarit Aqif Konesha që nuk përmbush kushtet dhe kriteret për kryerjen e këtyre punimeve, kanë cënuar interesat e ligjshëm të shtetasve, pasi subjekti qe ka kryerde facto punimet nuk gezon licensat e nevojshme per kryerjen e punimeve specifike për ujesjellësin që është një objekt me rëndësi jetike për qytetarët e Bashkisë Bulqizë, ndaj mungesa e liçencave profesionale nuk garanton standartin me të lartëshëndetësor të qytetarëve.

Ndërsa të hetuarit Rasim Daci dhe Aqif Konesha, administratorete subjektit fitues dhe atij qe ka kryer de fakto punimet, ne bashkepunim edhe me te hetuarit e tjere Ana Nishku qe ka kryerdetyren e mbikqyresit te punimeve dhe Dali Gazidedja drejtuesi teknik i punimeve kane perpiluar dokumente te falsifikuara gjate zbatimit te kontrates duke pasqyruar faktin e rremë se punimet jane kryer nga firma fituese e procedurës se prokurimit si dheper faktin se aktet qe dokumentojne kryerjen e punimeve/mbikqyrjen e punimeve jane perpiluar ne kohe tendryshme nga data qe pasqyrojne realisht ne dokumentet e zbatimit.

Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formëssë prerë.

/Albeu.com


Shtuar 16.09.2023 11:47