Italia drejt ndalimit total të duhanit dhe në ambjentet jashtë

Lamtumirë totalisht duhanpirjes!

Së shpejti Italia do të ndalojë me ligj pirjen e duhanit edhe në ambjentet jashtë.

Dispozita tashmë e hartuar dhe e zhvilluar nga teknikët e Shëndetësisë, parashikon që nuk mund të ndizen cigare normale apo elektronike në tavolinat e jashtme të bareve dhe restoranteve, si dhe në stacionet e hapura të metrosë, autobusëve, trenave dhe trageteve.

Muajin e kaluar ministri i Shëndetësisë, Orazio Schillaci, deklaroi se ndalimi i pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura u shtri edhe për produktet vape, Iqos dhe të ngjashme me duhanin e mbinxehur.

Në fakt, vape-t aktualisht nuk i nënshtrohen asnjë kufizimi, me përjashtim të shkollave dhe hapësirave të hapura pranë spitaleve si dhe brenda tyre, ndërsa këto të fundit, si produkt i ri, edhe pse prodhojnë tym të vërtetë nuk tretet në ajër si avujt e cigareve elektronike./Albeu.com/


Shtuar 6.03.2023 08:03