Tërmeti i fuqishëm shkund Kinën, ka të plagosur (FOTO LAJM)

Një tërmet me magnitudë 6.0 i shkallës rihter goditi rajonin Xinjiang në veriperëndim të Kinës. Si pasojë e tërmetit, një person raportohet se është plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë, raportohet për dëme materiale, pasi lëkundja e fortë ka dëmtuar banesat. Tërmeti u raportua në qytetin Kashgar dhe u pasua nga disa dridhje më të vogla.

Rajoni Xinjiang i Kinës është vendbanim i rreth 10 milion ujgurëve, grup mysliman turk, i cili përbën pothuajse gjysmën e popullsisë së Xinjiangut.

Shtuar më 20/01/2020, ora 08:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori