Tërmeti i fuqishëm/ Shkëputet masivi shkëmbor, bie mbi makinën me 4 udhëtarë
Lëkundjet e forta të tërmetit pasditen e sotme që shkundën të gjithë vendin dhe jo vetëm, kanë pasur pasojat e veta.

Një masiv shkëmbor është shkëputur në zonën e Valbonës duke goditur një automjet.

Nga raportimet e para, thuhet se masivi shkëmbor u shkëput nga lëkundjet e tërmetit. Ngjarja ndodhi në aksin Valbonë-Bajram Curri

Katër shtetas kosovarë u goditën nga masivi shkëmbor teksa udhëtonin me një mjet Land Rover

Valbonë, mjeti u godit në pjesën e bagazhit, dhe bëri 3-4 rrotullime. Por për fat të mirë, 4 shtetasit kosovarë, 2 burra e 2 gra, janë jashtë rrezikut për jetën. Ata u transportuarn menjëherë në Kosovë.
Shtuar më 11/08/2018, ora 19:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori