Tërmeti i fortë në Jug tmerroi njerëzit, dëmtohen 5 shtëpi

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 4.7 ballë tronditi mbrëmjen e sotme Jugun e Shqipërisë.

Ai ishte aq i forta, sa banorët kanë dalë të paniksur nga shtëpitë.

Deri tani Ministria e Mbrojtjes konfirmon dëmtimin e 5 banesave nga tërmeti.

“Me date 04.01.2018 ora 19:26:39(GTM) Instituti i Gjeoshkences, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar nje lekundje temeti me magnitude 4.8 rihter me koordinata 40.05 veri dhe 19.88 lindje me thellesi 27 km me epiqender ne Borsh.

Nga te dhenat paraprake nuk ka njerez te lenduar por vetem deme materiale ne 5 banesa ne fshatin Kuç. 4 prej banesava kane demtime te lehta dhe 1 eshte demtuar me rende.

Jemi ne kontakte te vazhdueshme me sallen e policise specialistet e emergjencave civile dhe kryetaret e njesisë. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2019, ora 23:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori