Tërmeti i fortë lëkund Greqinë, vullkani pranë vë shërbimet në gatishmëri
Një tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës rihter ka tronditur Greqinë.

Sipas mediave vendase, tërmeti u regjistrua në orën 14:05.

Lëkundjet e tërmetit janë regjistruar 25 kilometraperëndim të ishullit të Egjeut jugor dhe 48 kilometraperëndim të Kos.

Mediat greke raportojnë që fakti që ka një vullkan në Nisyros, detyron Mbrojtjen Civile të aktivizojë një protokoll të veçantë reagimi, me rezultatin që shërbimet tashmë janë vënë në gatishmëri.

Protokolli parashikon mobilizimin e shërbimeve për të zbuluar çdo rrëshqitje toke ose ngritje të valëve të detit.

Shtuar më 01/10/2020, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori