Tërmeti godet sërish Turqinë, sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitutë 5.2 ka goditur provincën jugperëndimore të Muğla-s të dielën. Lajmin e konfirmoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Urgjencave në vend.

Lëkundjet e tokës goditën bregun e distriktit të Marmaris rreth orës 8:43, me orën lokale ndërsa kishte një thellësi prej 61.41 kilometrash. Si pasojë e tërmetit nuk pati raportime për dëme materiale apo në njerëz. Ky është tërmeti i dytë që godet Muğla-n në vetëm një muaj.

Provinca jugperëndimore u godit nga një tërmet me magnitutë 5.6 edhe më 19 maj.

Shtuar më 29/06/2020, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori