Thriller me nëndetësen që u zhduk mbi Titanik, oksigjeni i personave në bord deri në enjten, vijojnë kërkimet

Ekipet e kërkimit amerikan dhe kanadez po garojnë me kohën për të gjetur një nëndetëse turistike që u zhduk gjatë një zhytjeje në rrënojat e Titanikut të dielën.

Rasti po merr përmasa thriller,  pasi sipas përditësimit të fundit nga Roja Bregdetare e SHBA-së, oksigjeni i disponueshëm për pesë personat në bord parashikohet të mbarojë pasditen e së enjtes.

Sipas të njëjtit njoftim, nëndetësja e vogël e OceanGate Expeditions, kompania private që organizon ekspeditat drejt anijembytjes së famshme, është e paprekur.

Sipas mediave ndërkombëtare, komunikimi me nëndetësen Titan humbi afërsisht 1 orë e 45 minuta pas fillimit të zhytjes së saj dy orëshe, gjë që i bën ekspertët të besojnë se çfarëdo që ka ndodhur, ka ndodhur pranë rrënojave të Titanikut.

Siç shpjegojnë ata, nëndetësja Titan dërgon një sinjal çdo 15 minuta në anijen sipërfaqësore Polar Prince, dhe sinjali i fundit u dërgua ndërsa nëndetësja ishte mbi Titanikun në orën 17:00 të së hënës.

Ky vlerësim, në fakt, duket se e bën edhe më të vështirë operacionin tashmë të komplikuar të shpëtimit, sepse nëse është e vërtetë, siç vë në dukje Daily Mail, atëherë do të jetë praktikisht e pamundur të bëhet me një anije të drejtuar dhe do të duhet një anije pa pilot që mund të arrijnë në thellësi të tilla.

Megjithatë një numër i vogël operacionesh të tilla kanë ndodhur në të kaluarën.

Në zhytësen në fjalë janë 5 persona, katër pasagjerë dhe një pilot.

Mes tyre, sipas raporteve, në zhytësve ndodhen miliarderi britanik Hamish Harting, eksploruesi francez Paul Henri Narzolet dhe CEO i OceanGate Expedition, Stockton Rush.

Megjithatë, në konferencën për shtyp të dhënë nga një përfaqësues i Rojes Bregdetare të Bostonit të hënën, nuk u publikua asnjë nga emrat e pesë pasagjerëve të nëndetëses./Albeu.com/


Shtuar 20.06.2023 07:42