Tërmeti dëmtoi burgjet, shtohen masat për rrezikun e arratisjeve
Lëkundjet e forta të tërmetit kanë shkundur edhe themelet e burgjeve, për këtë arsye ninistrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka mbledhur të gjitha strukturat e posaçme të Drejtorise së Përgjithshme të Burgjeve, ku po monitoron së afërmi situatën e krijuar në sistemin penitenciar nga lëkundjet sizmike.

Fill pasi nxori urdhërin e gadishmërisë mbrëmjen e djeshmë në të gjitha IEVP-të, Gjonaj ka urdhëruar marrjen e masave për mbarrëvajtjen gjendjes dhe inspektimin e shërbimeve.



Sipas të dhënave aktuale, gjendja në të gjitha IEVP-të paraqitet e qetë ku sektori social dhe sektori shëndetësor kanë qenë në shërbim 24 orë gjatë gjithë kohës.

Vëtë Gjonaj, ka qenë në komenadim të punës ku mësohet se deri më tani nuk ka pasur asnjë rast urgjent dhe asnjë problem infrastukturor.

“Të gjitha strukturat e Ministrisë së Drejtësisë janë të angazhuara maksimalisht dhe në gatishmëri të plotë 24 orë në 24 në shërbim të zgjidhjes së çdo situate sado elementare të krijuar nga lëkundjet sizmike që prekën vendin.

Pasi bëmë një verifikim të hollësishëm të të gjithë gjendjes me Grupin e Menaxhimit të Emergjencave Civile dhe Krizave si edhe vendosëm në gatishmëri të gjithë institucionet duke shtuar me 30% kapacitetin e stafit, puna vazhdon për të shmangur çdo rrezik që mund të shfaqet.

Gjatë mesditës, kryem një takim intensiv me strukturat e posaçme të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku detyrat dhe gatishmëria do të vijojnë deri në qetësim të situatës.

Fatmirësisht, deri më tani sipas inspektimeve të bëra në terren nga Ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë problematikë të konstatuar sa i përket sistemit penitenciar.
Shtuar më 22/09/2019, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori