“The Guardian”: Të rinjtë shqiptarë lënë vendin e tyre për shkak të varfërisë dhe korrupsionit, në Britani shfrytëzohen

Mediat angleze janë ndalur sërish tek emigracioni i paligjshëm dh emigrantët shqiptarë.

Në një artikull “The Guardian” shkruan se të rinjtë shqiptarë pas një kalvari të gjatë vuajtjesh për të bërritur në brigjet angleze, i pret një jetë e vështirë,

Sipas “the Guardian” të rinjtë shqiptarë që vijnë në emigrim shfrytëzohen, ndërsa skak i emigrimit është korrupsioni dhe varfëria në Shqipëri.

Statistikat e imigracionit tregojnë se shqiptarët përbënin 28% të mbërritjeve në Britaninë e Madhe me varka të vogla në vitin 2022, përqindja më e madhe e çdo kombësie, të ndjekur nga afganët (20%). Nga të ardhurit shqiptarë, 85% aplikuan për azil dhe rreth 12% thanë se ishin viktima të skllavërisë moderne.

Ardur (jo emri i tij i vërtetë), 25 vjeç, tha se nuk kishte dëshirë të linte prindërit dhe vëllezërit e motrat tetë vjet më parë kur mbushi 17 vjeç, por një mosmarrëveshje mes familjes së tij dhe një familjeje tjetër në fshatin e veriut shqiptar ku ai u rrit ishte kthyer në dhunë dhe nga frika se ai do të vihej në shënjestër, babai i tij pagoi që ai të kontrabandohej në MB.

“Ne shihemi si azilkërkues jo të besueshëm. Njerëzit supozojnë se ne kemi ardhur për një jetë më të mirë. Kjo është e vërtetë për disa – njerëzit janë të varfër, vendi është i korruptuar dhe plot krime dhe urrejtje, dhe nuk ka të ardhme për të rinjtë. Por erdha sepse jeta ime ishte në rrezik”, tha ai.

Gjithashtu ai ka treguar se ka bërë punë nga më të ndryshmet, por edhe shumë të rënda.


Shtuar 5.03.2023 17:41